Itali/ Sekuestrohet gjysmë ton kokainë me vlerë 200 mln euro

Itali/ Sekuestrohet gjysmë ton kokainë me vlerë 200 mln euro

120
0
Shares

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit “kokainë”, mbi gjysmë toni, është sekuestruar nga Policia italiane në Portin e Genovas.

Operacioni u finalizua nga forcat e antimafias dhe antidrogës në bashkëpunim edhe me policinë doganore, pas hetimeve dhe kontrolleve të detajuara.

Përllogaritet që kokaina e sekuestruar do të sillte për organizatat kriminale një përfitim prej mbi 200 milionë euro.

“Tolerancë zero ndaj natkotrafikantëve të mafias”- është shprehur ministri i Brendshëm italian, njëherësh zv.kryemnistër dhe kre i “Lega”-s, Matto Salvini, i cili ka falënderuar forcat e policisë për këtë operacion të suksesshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY