Terrori në Kavajë/Humbi jetën kalimtari i pafajshëm, reagon Meta: Telefonova kryebashkiakun…

Terrori në Kavajë/Humbi jetën kalimtari i pafajshëm, reagon Meta: Telefonova kryebashkiakun…

93
0
Shares

Ilir Meta ka reaguar menjëherë për ngjarjen e rëndë në qytetin e Kavajës, ku humbi jetën një qytetar dhe u plagosën disa të tjerë.

Meta ka telefonuar për këtë ngjarje kryebashkiakun, Isa Sakja dhe ku i ka përcjell ngushëllime familjes së qytetarit që humbi jetën.

REAGIM I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SH.T.Z ILIR META

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY