Rama mbush 55-vjeç, Kryeministri nuk ka për të patur një ditëlindje të...

Rama mbush 55-vjeç, Kryeministri nuk ka për të patur një ditëlindje të lehtë sot

128
0
Shares

Ndjekësit nuk e kanë lënë pa e kujtuar ditëlindjen duke mbushur statuset e tij me urime për 55-vjetorin.

Kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 55-të dhe për të falenderuar ndjekësit e tij ka bërë një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa falënderon të gjithë ata që kanë uruar, Rama kujton një shprehje të Presidentit të 16-të amerikan Abraham Linkoln, ku thuhet se s’kanë rëndësi vitet e jetës por jeta në vitet e tua.

“Faleminderit pafund dhe ndjesë për pamundësinë që t’u përgjigjem një për një, urimeve tuaja të pafundme për 55 vitet e mia‘Tekefundit s’kanë rëndësi vitet e jetës tënde. Ka rëndësi jeta në vitet e tua’, thoshte Presidenti Lincoln”,-shkruan Rama në “Facebook”.

Rama këtë ditëlindje të 55-të do ta kalojë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor në një konferencë që do të mbahet në Poznan të Polonisë.

Në këtë konferencë marrin pjesë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa e ftuara special, do të jetë Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Pikërisht, kjo ditëlindje nuk do të jetë e lehtë për të, pasi do ti duhet të shpjegojë këtë herë pa u ngatërruar me “çështje globale” apo ato të Kosovës si në samitin e fundit në Berlin, shkaqet se përse krimi i organizuar, korrupsioni, rënia e institucioneve, por mbi të gjitha, se pse nuk janë plotësuar kushtet e vendosura vitin e kaluar nga ministrat e BE-së për hapjen e negociatave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY