VIDEO/”Pseudoreforma e Sorosit ia dha të gjitha pushtetet”, Berisha: Nuk mund të...

VIDEO/”Pseudoreforma e Sorosit ia dha të gjitha pushtetet”, Berisha: Nuk mund të hetohet sa të jetë Rama

100
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka rënë dakord dhe e mbështet vendimin e opozitës për të vijuar me aksionin opozitar deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Në një prononcim nga selia blu, Berisha i konsideroi zgjedhjet e 30 Qershorit si dënim me vdekje dhe  theksoi se cilido institucion që do t’i njohë ato do të mbulohet nga turpi. I pyetur nga gazetarët për procesin e 30 qershorit, krizën politike dhe vijimin e aksionit opozitar, Berisha tha se opozita ka bërë aktin më të mencur qe nuk u përlye me këto zgjedhje.

Gjithashtu Berisha hodhi deklarata ndaj kryeministrit si dhe reformave të ndërmarra nga ai, duke përmendur dhe njëherë pushtetin e Sorosit në vend.

Ajo pseudoreformë e Soros do t’i jepte Edi Ramës të gjitha pushtetet që e shndërroi drejtësinë në narkodrejtësi. Mafia nuk heton veten e vet. Dhe ndaj mos u sugjeroni shqiptarëve gjëra galante, sikur këtu është një vend me demokraci, e jo me të gjitha pushtetet e kapura nga një mafioz, Edvin Kristaq Avdyli, Edvin Kristaq Lala. Kush pengoi hetimin, opozita? S’mund të hetohet krimi elektoral sa të jetë Edi Rama. Nuk mund të mashtrohen shqiptarët me të tilla deklarata”, deklaroi Berisha.

Sali Berisha: Braktisja e 30 qershorit në antikushtetueshmërinë e tij është vendimi më i mençur i PD

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 4 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY