Foto Ilustruese
Një atentat me armë ka ndodhur në Dibër mesditën e sotme. Burime nga policia kanë bërë të ditur se i është zënë pritë një 39-vjeçari i cili është qëlluar me armë, por nuk e ka parë autorin.
“Rreth orës 15:00, njoftohemi nga urgjenca e spitalit rajonal Peshkopi se ka ardhur i plagosur me armë zjarri në pulpën këmbës së djathtë jashtë rrezikut për jetën shtetasi Adi Losha., rreth 39 vjeç, banues në fshatin Kaçni, përgjegjës i rojeve të sigurisë në HC Selishtë.
Nga deklarimi paraprak i të dëmtuarit rezulton se në një rrugë të fshatit Kacni është qëlluar njëherë me armë zjarri, por personin që e ka qëlluar nuk e ka parë.
Grupi hetimor është nisur për në vendngjarje. Nuk dihet ende dinamika e vërtete e ngjarjes”, thanë burimet policore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/