Zëdhënësja e qeverisë nuk ka hezituar të reagojë pas deklaratave të presidentit Meta, pasi i bëri dhe disa pyetje publike ambasadorit të BE në Tiranë.
Spiropali shkruan në “Twitter” me ironi se gjithë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, duke përmendur këtu emrat e zyrtarëve të lartë të SHBA-BE, le të bien poshtë. Sipas saj, Meta me dy krena e me qafore po hedh bomba mbi çdo llaxore dhe po mahnit çdo fallxore.
“Poshtë Soreca, Borchardt, Palmer, Juncker, Glover, Mogherini, Lajcak, Hahn,Moavero e kush të jetë me ta, mbi ta, pas tyre megjithë Soros e sorrollop, i tërë soji i armiqve të shqiptarit Baba Xhike, me dy krena e me qafore,që hedh bomba mbi çdo llaxore dhe mahnit çdo fallxhore”, shkruan Spiropali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/