KQZ nuk ndalet, sërish fryn shifrat e pjesëmarrjes

KQZ nuk ndalet, sërish fryn shifrat e pjesëmarrjes

88
0
Shares

Komisioni Qendror i zgjedhjeve vazhdon të jetë kontradiktor dhe aspak i qartë me numrin e votuesve.

Së fundmi, mësohet se shifrat e pjesëmarrsve në votime janë rritur dhe “fryrë”, krahasuar këtu me shifrat para 2 ditësh, të dala po prapë zyrtarisht nga raportet paraprake të KQZ.

Sipas KQZ në total, rezulton se kanë marrë pjesë në zgjedhje 812 249 votues, nga 3 536 015 persona në listat zgjedhore, ose thënë ndryshe 22,9%.

Shifra fillestare e raportuar mbrëmjen e 30 qershorit ishte 771 893 votues, por pas rakordimit të shifrave është bërë edhe vlerësimi përfundimtar, i cili duket qartë se është më shumë.

Por, nga ana tjetër, PD (kliko ketu) ka patur tjetër të dhëna lidhur me numrin e votuesve, ku sipas të cilëve, numri është më i ulët dhe e kanë akuzuar KQZ se po fsheh numrin e vërtetë për të mbuluar manipulimin që është bërë me votat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY