I përfshirë në sulmet ndaj KZAZ-ve, policia arreston dhe nënkryetarin tjetër të...

I përfshirë në sulmet ndaj KZAZ-ve, policia arreston dhe nënkryetarin tjetër të PD në Dibër

89
0
Shares

Policia ka arrestuar ditën e sotme nënkryetarin e PD në Dibër, Ilir Hysa. Arrestimi i tij vjen pas përplasjeve të forta në KZAZ-në numër 19 në Dibër disa ditë më parë.

Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe kryetarin e grupit të seksionit Tomin në Dibër, Gafur Gazidede.

Ndërkohë, pak ditë më parë në pranga ra dhe nënkryetari tjetër i PD në Dibër, 30-vjeçari Korab Muça, i cili u ndalua në doganën e Blladës. Dy nënkryetarët ishin në kërkim, ndërsa PD e Dibrës ka gjithsej tre nënkryetarë.

Kujtojmë që gjatë protestës në KZAZ0në nr.19, pati përplasje të ashpra mes policisë dhe mbështetësve të opozitës.

Nënkryetarët bashkë me protestues po protestonin kundër zhvillimit të zgjedhjeve, ndërsa situate agravoi dhe policia ndërhyri me gaz lotsjellës për ti larguar nga KZAZ-atë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY