”Që ta mbledhë mendja Sorecca e të tjerët”, ish-ministri: Shteti i gjithi...

”Që ta mbledhë mendja Sorecca e të tjerët”, ish-ministri: Shteti i gjithi është nën hyqmin e një partie

96
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka një përgjigje tjetër dhe sqarim për ndërkombetarët. Pas reagimit të fundit të Sorecës, i cili kërkonte dialog mes palëve politike dhe startim të punës për reformën në drejtësi, Manjani i kujton tjetër gjë më me rëndësi.

Sipas tij, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues. Manjani shkruan se organizimi shtetëror është në duart e një parite të vetme dhe kjo ajo është ajo që e ka future vendin në krizë.

Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm”,-thekson Manjani.

Që ta mbledhë mendjen Sorecca e të tjerët, Shqipëria ka nevojë për rivendosje të autoritetit Kushtetues!

Kushtetuta është një dokument në letër që nuk legalizon dot asgjë nga ky realitet ku gjendet Shqipëria.

Nuk po i hyj fare analizës se kush e ka fajin, por ky është fakt. Krejt i lexueshëm nga të gjithë, përfshi edhe ata që s’dinë të lexojnë.

Organizimi shtetëror tashmë është i gjithi nën hyqmin e një partie të vetme.

Parlamenti, qeveria, bashkitë, administrata, policia, drejtësia, ekonomia, shoqëria civile, universitetet, shkollat e madje edhe Akademia e Shkencave janë të gjitha të një partie dhe drejtohen nga një njeri i vetëm.

Ndërkohë, Kushtetuta parashikon ndërtimin e një sistemi demokratik bazuar në pluralizëm qeverisje dhe jo autokratik e monopartiak.

Ndaj detyra e shqiptarëve është rivendosja e autoritetit kushtetues, pra e sistemit demokratik.

Kjo detyrë fillon të zbatohet ditën kur Shqipëria të bëhet më një parlament pluralist. Prandaj duhet një datë zgjeshjesh parlamentare asgjë tjetër.

Kjo është krizë e politikës sonë që nuk e zgjidh më politika, as me dialog koti e aq më pak me reformën zgjedhore imagjinare që do ta votojë parlamenti monist i mbushur me idiotë e “kopilë politikë”- siç thotë me të drejtë Akademik Profesor Artan Fuga.

Zgjedhjet parlamentare janë fillimi i zgjidhjet se çdo gjëje tjetër.

Kjo Shqipëri nuk është gati t’i bashkëngjitet Europës, megjithë dashamirësinë e Mogherinit që po na lë shëndenë…

Zgjedhjet parlamentare, ku populli Shqiptar të ketë mundësinë të zgjidhë krizën.

Populli shqiptar e meriton ta ketë këtë mundësi, njësoj si populli Italian, Austriak, Spanjoll, Danez e madje edhe si populli Serb, Maqedonas e Grek.

Të gjithë këto popuj vendosin për parlamentin e qeverinë që duan. Pse jo Shqiptarët?!

Kjo është çështja!
Të tjerat janë pallavra”,-
shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY