DETAJE/Ekzekutoi dy persona me automatik, kapet nga policia pas 21 vitesh

DETAJE/Ekzekutoi dy persona me automatik, kapet nga policia pas 21 vitesh

131
0
Shares

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 50-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për vrasjen e dy personave në Itali. Në pranga ra 50-vjeçari me iniciale S.T., i cili njihej edhe si V.D., me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Ai akuzohet se në tetor të vitit 1998, në Osio Sotto/Bergamos, në bashkëpunim me shtetasin me iniciale P.D., kanë qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën.

“Është arrestuar S. T., (alias V.D.,) 50 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi  Gjykata e  Bergamos në Itali, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo,  shtetasi S. T., (alias V. D.), në bashkëpunim me shtetasin P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të shtetasve F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën,”-raporton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY