Malaj këshillon Spiropalin: Ish-nxënësja ime, para të madhit e prapa kalit mos...

Malaj këshillon Spiropalin: Ish-nxënësja ime, para të madhit e prapa kalit mos qëndro…

199
0
Shares

Ish deputetja e LSI-së, Nora Malaj  këshillon ish-nxënësen e saj Elisa Spiropali, me ane te një postimi në rrjetet sociale.

Referuar deklaratave të djeshme të zëdhënëses së qeverisë, Malaj shkruan se i ka ikur dëm mundi që e përkrahte dhe e promovonte atë në adoleshencë teksa e dëgjon tani të dalë jashtë etikës dhe qytetarisë dhe të fyej veçanërisht figurën e Presidentit të vendit.

Postimi i plotë:

Nje këshillë për ish-nxënësen time Elisa!(Spiropali)
Elisa,
si mësuesja jote, që në adoleshencën tende të kam përkrahur dhe promovuar, teksa të dëgjoj të fyesh dhe të dalësh jashtë etikës dhe qytetarisë, veçanërisht figurën e Presidentit të vendit tend, të votuar dhe zgjedhur nga Partia që ti përfaqëson dhe që çdo shqiptar e bënë të ndjehet krenar, më bën të ndihem keq, që më paska ikur mundi dëm. Por, të kujtoj një thënie të mençur të popullit tonë: “Para të madhit e prapa kalit (qoftë edhe ai i Skënderbeut) mos qëndro“!

Kujdes, se fjala kocka nuk ka, por kocka thyen. Unë të kam mësuar që fjala është e shenjtë dhe nuk duhet keq përdorur, aq më tepër kur bëhet sharëse e fyese dhe përdoret në gojën e një zonje, nëne dhe ministreje, të bënë të ndjesh dhimbje.
Mos merr modelet që të shpërfytyrojnë, por modelet që të nderojnë.

Jeta është e gjatë, por duhet jetuar me dinjitet, jo me gjuhën e rrugës dhe rrugaçërisë.
Kjo ishte një këshille për ty, pas kësaj maskarade zgjedhore, ku çdo politikan i pozitës dhe opozitës duhet të ndjej përgjegjēsi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY