Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…

Artan Fuga zbërthen mesazhin e Presidentit: Do japë dorëheqjen para datës…

140
0
Shares

Akademiku i njohur Artan Fuga, duke komentuar deklaratat e Presidentit Ilir Meta gjatë ditës së sotme, thotë se kreu i Shtetit, duke paralajmëruar që më 13 tetor të zhvillohen edhe zgjedhje presidenciale, shpalli de facto dorëheqjen e tij.

Reagimi i plotë i Fugës:

Gazetarë, a e kuptuat se çfarë ndodhi?
President shpalli sot se do të japi dorëheqjen përpara 13 tetorit, lëreni lojën me batuta!

Duke propozuar që në 13 tetor të bëhen edhe zgjedhjet e ligjshme lokale, edhe ato parlamentare edhe presidenciale, zoti Ilir Meta shpalli de facto se përpara 13 tetorit do të japi dorëheqjen.

Kjo sepse si do të bëhen zgjedhjet presidenciale nëse vendi i Presidentit nuk shpallet vakant???

Supozimi është që ai shpalli lëvizjen e tij politike të re. Bëhen ose jo zgjedhjet lokale – pak gjasa ka të pranohen nga kryeministri – Presidenti ka menduar të dorëhiqet.
E shpalli, sipas meje.

Pra nëse ti më shpie për gjykim në Gjykatën Kushtetuese, unë përpara jap dorëheqjen dhe e çoj krizën në pikën maksimale.

Në këto kushte kryeministri do të detyrohet të vejë kryetarin e kuvendit në atë post sikurse e kërkon kushtetuta, pra Shqipëria të mos ketë as President të vërtetë, ose ta zgjedhi presidentin me “deputetë” të mbetur jetimë politikisht, politikisht “kopila”.

Pra, të zgjedhi një president të paligjshëm, pra sistemi
qeverisës në Shqipëri të deligjitimohet i gjithi, me pushtet lokal pa legjitimitet elektoral, me Kuvend gjysmagjel, dhe me President të dali jashtë kuadrit normal kushtetues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY