Dëshmia/ Rrihet komisioneri në Fushë Arrëz: Ja kush më dhunoi

Dëshmia/ Rrihet komisioneri në Fushë Arrëz: Ja kush më dhunoi

152
0
Shares

Një nga komisioneret e Qendres së Votimit nr. 0398 që i përket fshatit Kryezi në Bashkinë e Fushë – Arrëzit është rrahur mbrëmjen e kaluar . Kol Kolica, i cili u soll për kryerjen e ekzaminimeve në shërbimin spitalor të Pukës.

“Kam qenë pranë lapidarit të Bardhetit, kur një grup eksponentësh të PD m’u afruan dhe më thanë largohu nga këtu. Unë po prisja një shokun tim dhe nuk u largova. Me tej, filluan duke më thënë se ne kemi manipuluar zgjedhjet.

Ju argumentova se nuk ishte e vërtetë, pasi në pjesen e dytë të ditës në qendrën tonë ishin prezent dhe përfaqësuesit e OSBEE ODIHR-it, të cilët mund të pyeten nëse në qendrën ku isha unë kishte parregullësi. Debatet pastaj precepituan në dhunë, duke më goditur në këmbë, në brinjë dhe në pjesën e fytyrës.

Por jo çdo gjë sipas komisionerit Kolë Kolica ka përfunduar mbrëmë, pasi sot në mengjes komisioneri i Partise Socialiste është kercënuar sërish nga personi që e dhunoi mbrëmjen e kaluar.

“Sot më erdhi sërish i njëjti përson që më qëlloi mbrëmë dhe më tha se nëse mua do më arrestojnë, gjej vrimë dhe futu”, deklaroi ai.

Kolica mësohet se është marrë në mbrojtjen e Policisë së Shtetit, e cila kryen sisitematikisht prej mbrëmë shoqërimin e komisinerit të Partise Socialiste, ndërsa ky i fundit i cili i ka shkruar dhe ministrit Lleshaj tregon se nëse Shteti nuk merr masa për dhunën e ushtruar ndaj tij atëherë do të bëjë vetgjyqësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY