Ish Kryeministri : Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë të lira

Ish Kryeministri : Zgjedhjet në Shqipëri nuk janë të lira

76
0
Shares

Pas kryeministrit Edi Rama edhe ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetën e njohur italiane “La Stampa” në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike u shpreh mes tjerash se kjo që po përjeton sot Shqipëria është kriza më e rëndë në 30 vitet e fundit, ndërsa shton se ajo ka një fajtor të vetëm dhe ai është kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, nën qeverisjen e Ramës vendi është kthyer në një narko shtet.

Intervista e Berishës në “La Stampa”:

Nga kati i 14 i Aba Center, ku ka zyrën ish presidenti (92-97) dhe ish kryeministri i qendrës së djathtë (2005-2013) Sali Berisha, mund të kundrohet i gjithë kryeqyteti, bile edhe kodrat përreth. E gjejmë të ulur në një poltron të verdhë, pranë një biblioteke ku një sektor i veçantë është i mbushur me biografitë e ish-presidentëve amerikanë Nikson, Regan, George W. Bush, Klinton e Obama, si dhe biografinë e Zhak Shirak.

Me një italishte elegante (‘s’kam marrë kurrë asnjë ditë mësim, e kam mësuar nga latinishtja dhe nga Canzonissima e Rai-t’ na thotë), vite drite larg manierizmave që përcillnin tv-të tona para 20 vitesh, lideri historik i Partisë Demokratike po e ndjek krizën institucionale të vendit të tij dhe nuk i kursen asfare akuzat e rënda ndaj kryeministrit socialist Edi Rama, fajtor sipas tij, se e ka shndërruar Shqipërinë në një narko-shtet.

Shqipëria është e paralizuar, ka një përplasje për pushtet të paparë më herët. Si u mbërrit deri këtu?

Është kriza më e rëndë e 30 viteve të fundit. Gjithçka për faj të Edi Ramës, politikani më i lidhur me krimin në historinë e Shqipërisë. S’e pranon demokracinë në partinë e tij dhe përdor gjithçka dhe gjithkënd për manipulimin e zgjedhjeve.

Zoti Berisha, janë insinuata të rënda këto që thoni, të natyrës penale…

Përmbajtja e akuzave që po them është e njohur për të gjithë shqiptarët. Opozita e PD, Lulzim Basha i nisi protestat para dy vitesh, që përpara zgjedhjeve (në të cilat Rama u rikonfirmua kryeministër – shënim i gazetës), por bashkësia ndërkombëtare nuk e kuptoi rëndësinë e këtyre protestave.

Rama e përdori të gjithë shtetin gjatë fushatës zgjedhore, por pavarësisht kësaj, Basha e njohu humbjen dhe ishte i pranishëm në parlament, deri para pak muajsh, kur në shkurt të 2019-s, kur u bë dorëheqja në masë nga mandatet.

Dhe tani kemi publikimin e përgjimeve nga Bild, që konfirmojnë gjithçka që po them.
E përditshmja Bild ka publikuar përgjime në të cilat bosë të narkotrafikut shfaqen në kontakte me ministra, kryebashkiakë dhe me nomenklaturën e PS, duke garantuar vota. Por, më falni, a mund të gjykohet dikush apriori, kur ende s’është hetuar? Jeni dakord apo jo?

Kryeministri ka bllokuar gjithçka, sepse ka nën kontroll të gjithë drejtësinë. Në 2 vjet nuk është kryer asnjë hetim kundër kriminelëve, përkundrazi. S’mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh të lira me Edi Ramën në pushtet. Për këtë shkak PD-ja i nisi protestat dhe nuk do të marrë pjesë në votime. E mendoj njësoj me kryetarin e shtetit, Ilir meta, po kthehet klima e diktaturës, këto janë ‘zgjedhje moniste’, në 57 % të bashkive ka vetëm një kandidat.

A shihni një zgjidhje?

Në 2006-n, kur unë isha kryeministër, Rama ishte kandidat për bashkinë e Tiranës dhe nuk pranonte datën e zgjedhjeve. Atëherë, kryetari i atëhershëm i shtetit Alfred Moisiu, i shtyu zgjedhjet me 5 muaj. S’e mendova për asnjë moment se mund të shkoja vetëm në zgjedhje, kushtetuta jonë imponon pluralizmin.

S’mendoj se me Ramën në pushtet është e mundur një marrëveshje. Ai ka ngritur në këmbë një narko-shtet. Duhet fillimisht të dorëhiqet e më pas të lërë popullin që të votojë për parlamentin.

Masat e ardhshme të opozitës?

Do të reagojmë me të gjitha format që parashikon mosbindja civile. Kryetari i opozitës do të vendosë së shpejti për këtë.
A mendohet se mund të shpërthejë dhunë?
S’di ta them. Ne do vijojmë betejën tonë.
USA, BE, OSBE po i pranojnë votimet e sotme. Duket sheshit se s’I keni bindur dot…

Tek bashkësia ndërkombëtare gjej sjellje të njëanshme të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të Shqipërisë. Kush mendon se problem është opozita, bën një gabim të madh që mund të ketë pasoja. Spo them se opozita është e përkryer, por problem i Shqipërisë është narkotrafiku. Ne thjesht po mbrojmë të drejtat.
Salvini është ofruar si ndërmjetës. Çfarë do t’i kërkoni?
Ndihma që mund të na japë Salvini është çmontimi i mafias dhe nxjerrja e të vërtetës në shesh.

Si ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë që nga ’97-a, kur në Itali mbërrinin anijet me refugjatë deri sot?
Asnjëherë vendi ynë s’ishte etiketuar si Kolumbia e Evropës, Kanabistan apo dele e zezë. Gjatë qeverisjes së mëpërparshme mundëm të trefishonim investimet e huaja me kontrata deri 4 miliardë dollarë, që nga TAP e deri tek Diga e Devollit. Sot investitorë të huaj spo vijnë më.

Kush janë miqtë tuaj sot në Itali?

Silvio (Berluskoni, fytyra i shndrit nga një buzëqeshje e madhe – shënim i gazetës), Casini. Butiglione është një mik i shtrenjtë i imi. Por vlerësoj shumë interesin e Salvinit për vendin tonë.
A është gati Shqipëria të hyjë në BE?

Jo, s’jemi ende gati. Francezët, gjermanët, holandezët e danezët po e kundërshtojnë hapjen e negociatave dhe ajo çka thonë për vendin tonë në fakt, përmes vëzhguesve të tyre, nuk është e gënjeshtërt. Shqipëria po gremiset në një ‘kakistokraci’, çdo vit e më keq. Jam shumë i shqetësuar nga kjo krizë e tmerrshme që po kalojmë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY