Shqetësohet Hajdari pas deklaratave të Metës: Ndjehem e turpëruar

Shqetësohet Hajdari pas deklaratave të Metës: Ndjehem e turpëruar

111
0
Shares

Rudina Hajdari është shqetësuar shumë pas konferencës së Presidentit Meta dhe menjëherë ka bërë një reagim në rrjetet sociale.

Duke i quajtur deklaratat e Metës të turpshme, Rudina zotohet të rregullojë punët me ndërkombëtarët, pasi sipas saj, presidenti i ofendoi dhe i shau.

E ashpër në reagimin e saj, Rudina Hajdari shkruan në “Twitter” se mesazhet e Ilir Metës ishin një çmenduri, ndërsa iu kërkon falje të gjithë diplomatëve të huaj në vendin tonë.

Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë këtu që Presidenti Meta nga ana tjetër, deklaroi se shumëkush po përpiqet ta nxjerrë atë si antiamerikan apo antievropian, por theksoi se është ndër të vetmit që po përpiqet për demokracinë në vend dhe për të mos lejuar që askush të tallet me kombin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY