VIDEO/”Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet”, PD nxjerr shifrën: Ky është numri...

VIDEO/”Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet”, PD nxjerr shifrën: Ky është numri i saktë i votuesve

105
0
Shares

Duke sjellë dhe njëherë në vëmendje videon ku shihet sesi blihet vota, në kryeqytet, PD ka theksuar se prokuroria vazhdon ende të mos reagojë dhe të nisë hetimet.

Ivi Kaso, nga selia blu, duke iu referuar dhe videos, përforcoi faktin se këto votime ishin të manipuluara, ku ka patur dhe shitblerje të votave në disa zona.

Kaso ka treguar se cili është numri i vërtetë i pjesëmarrsve, i cili sipas tij është më pak se ajo që ka paraqitur KQZ.

Edmond Hajro i punësuar nga Bashkia Tiranë, komisioner, pjesë e grupit që blen votën e një vajze të re. Prokuroria nuk ka nisur ende hetimet. Krimi i blerjes së votës është vetëm një pejsë e skenarit dhe farsës së 30 qershorit. Manipulimi i numrit të pjesëmarrësve ishte më i madhi në këto vite, është në rreth 66 mijë votues, gati sa 1/3 e atyre që ka shpallur KQZ.

Numri real i votuesve është 105 mijë. Kjo pjesëmarrje e ulët tregon refuzimin absolut të qytetarëve të Tiranës për kryemashtruesin Erion Veliaj. Kamikazët e Ramës në Komsiionin Qendror të Vjedhjeve do mbajnë përgjegjësi”, ka deklaruar Kaso.

LIVE – Sekretari për Çështjet Zgjedhore Ivi Kaso deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 2 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY