Presidenti Ilir Meta ka treguar sot se kush fshihet sipas tij pas grupit të struktura me inicialet “PPPd” te cilin e permendi pak memgeret ne konferencen e shtypit:
Presidenti ka thënë se njëra P është politika, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër është Policia që sipas tij po shantazhon politikanët, gazetarët dhe sipërmarrësit dhe d-ja e vogël janë disa ndërkombëtar që sipas tij kanë braktisur parimet demokratike.
Kush fshihet pas grupit të strukturuar “PPP dhe d e vogël’ që ju përmendet?
“Njëra P janë politikanët, P-ja tjetër është propaganda, P-ja tjetër policia, rrugët policisë që ndiqen për të shantazhuar politikanë, gazetarë, sipërmarrës dhe d-ja e vogël janë ca diplomatë që kanë braktisur parimet demokratike, perëndimore”, u shpreh Meta.
Akuza për PPPd
Më herët Presidenti tha se është një grup i rrezikshëm që po tentonte kapë shtetin dhe këtë gjë ja ka bërë të qartë krerëve të opozitës.
“Fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe axhenda të nëndheshme që janë komplot kundër shqiptarëve që duan demokraci europaine dhe perëndimore.
Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, Kryemadhit dhe mikut tim doktorit, që të jeni të kujdesshëm të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPP dhe një d e vogël.
Kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje që nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/