Rama pasi falenderon policinë u jep urdhëra: Hidhuni në sulm!

Rama pasi falenderon policinë u jep urdhëra: Hidhuni në sulm!

105
0
Shares

Qetësia gjatë zgjedhjeve moniste është sukses i policisë së shtetit. Pavarësisht se nuk pati incidente, as skenare dhune, as përplasje dhe bojkot në 85% të shqiptarëve, qeveria kërkon tia atribuojë si meritë policisë së shtetit.

Kështu kryeministri Edi Rama bashke më ministrin Lleshaj kanë falenderuar sot forcat e policisë që kanë garantuar një zhvillim të mbarë të zgjedhjeve duke u premtuar dhe rritje rrogash madje dhe përmirësim të sistemit policor.

Gjatë takimit me drejtuesit e policisë, kreu i qeverisë i urdhëroi policët të hidhen në veprim për të identifikuar, ndaluar e penalizuar çdo subjekt që ushtron aktivitet ndërtimor të paligjshëm.

Shqipëria e 30 qershorit shërbeu të drejtën, jo të majtë, dashurinë ndaj vendit, jo mllefin ndaj vendit.,duhet të përmirësojmë vetveten, punën tonë në raport me njerëzit. Ndaj dhe policia ka shumë për të mësuar, për të përvetësuar në marrëdhënie me qytetarin. Edhe unë kam shumë më shumë për të korrigjuar në marrëdhënie me ju dhe të gjithë njerëzit e këtij vendi”, u shpreh kryeministri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY