“Kam tash 5 muaj që e them”, Manjani: Duhet shpërndarja e parlamentit...

“Kam tash 5 muaj që e them”, Manjani: Duhet shpërndarja e parlamentit dhe çuarja e vendit në zgjedhje

92
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani ka përsëritur zgjidhjen e tij, të propozuar prej 5 muajsh tashmë.
Duke kërkuar fokusin në atë që është më me rëndësi, Manjani thotë se qëllimi themelor është rivendosja e rendit kushtetues.

Manjani thotë se kryesore është shpërndarja e parlamentit nga Kryeministri dhe çuarja e vendit në zgjedhje.

REAGIMI I PLOTE

Fokus:
Qëllimi themelor i yni duhet të jetë rivendosja e rendit kushtetues.

Rendi sundimit të të fortit e as sundimit të pushtetit politik mbi institucionet e shtetit, nuk është ajo që përcakton Kushtetuta.

Rivendosja e shtetit në binarët kushtetues fillon me rikthimin e parlamentit pluralist.

Kjo është detyra numër 1. Asgjë tjetër nuk është më e rëndësishme sesa rivendosja e institucionit leader dhe motor të Republikës demokratike.

Pastaj vijnë të tjerat.

Nuk ka e smund të ketë as tezë e as deklaratë, në shqip apo në gjuhë të huaj që të shfokusojë shqiptarët nga ndërtimi i shtetit të tyre.

Ndaj duhet, ajo që kam thënë vazhdimisht tash 5 muaj, një datë zgjedhjet parlamentare. Sa më shpejt më, më mirë !

Ky parlament monist nuk mund të zhbëjë asnjë ligj që është ndërtuar prej vitesh me konsensus të mundimshëm.

Pra nuk mund të ketë reformë zgjedhore, siç rreken të na mbushin mendjen burokratët e autokratët!

Zgjedhjet e ardhëshme parlamentare do duhet të mbahen me këtë Kod Zgjedhor, i cili nëse zbatohet nga një KQZ e ballancuar është garanci e mjaftueshme për zgjedhje.

Nëse Kodi zbatohet, pa dyshim qeveria, administrata e policia nuk kanë punë me zgjedhjet.

Moszbatimi i Kodit nuk zgjidhet duke ndryshuar atë, por duke ndëshkuar fajtorët. Dhe nga kjo pikpamje nuk ka reformë që t’i bëjë fajde mosndëshkimit të kontrolluar nga qeveria.

Të mos harrojmë, kriza është politike jo ligjore. Ndaj zgjidhjet janë politike.

E zgjidhje politike nuk është pakti apo marrëveshja e radhës që artikulohet jo pak këto kohë.

Zgjidhja politike fillon me caktimin e një date zgjedhje politike për parlamentin plularist.

Pastaj i hapet rruga reformave të besueshme.

Pa dyshim këtë zgjidhje e ka në dorë vetëm Edi Rama. Ikën apo jo nga detyra që mban, prap nuk është çështje kryesore.

Kryesore është shpërndarja e parlamentit nga Kryeministri dhe çuarja e vendit në zgjedhje.

Kështu mendoj e kam tash 5 muaj që e them.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY