Nesër zgjedhje në Kolonjë, ja sa policë do të angazhohen

Nesër zgjedhje në Kolonjë, ja sa policë do të angazhohen

80
0
Shares

Foto Ilustruese

Policia Vendore Korçë, në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, ka bërë të ditur angazhimin, përgjegjësitë dhe detyrat e saj.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se paraditen e sotme, në ambientet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, është  bërë instruktazhi i të gjithë forcave të policisë të përcaktuara me detyra në kuadër të procesit zgjedhor.
Secili punonjës policie është njohur dhe ka firmosur për  detyrat që ka në këtë fazë të procesit, si dhe është pajisur me dokument identifikimi të veçantë të prodhuar në bashkëpunim me KQZ.
Marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore fillon në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. Nga strukturat e Policisë, janë zbatuar me korrektësi detyrat e përcaktuara në planin e masave, për sa i përket marrjes në ruajtje të këtyre objekteve.
Punonjësit e Policisë, të planizuar për ruajtjen e objekteve zgjedhore janë paraqitur pranë objekteve zgjedhore, në orën 18:00 ku dhe ka filluar marrja në ruajtje e tyre, proces i cili ka përfunduar 100% rreth orës 19:00.
Të gjitha objektet zgjedhore janë marrë me procesverbal në ruajtje, nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Kolonjë.
Në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë angazhuar gjithsej 65 punonjës policie, si edhe janë vendosur në dispozicion 11 mjete.
Në Bashkinë Kolonjë, numërohen 36 Qendra votimi, të gjitha të mbuluara me punonjës policie. Gjithashtu janë 8 Njësi Administrative, ku për çdo njësi administrative ka nga një përgjegjës grupi.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, funksionon Grupi i drejtim- koordinimit, i cili është  ngritur për menaxhimin e përpunimin e shpejtë të informacionit, me qëllimin realizmin   e komunikimit  në kohë reale me median e publikun.
Deri në këto momente në të gjithë territorin e Bashkisë Kolonjë,  situata për sa i përket rendit dhe sigurisë publike paraqitet e qetë dhe pa probleme.
Policia Vendore Korçë, është në gatishmëri të plotë për të përmbushur misionin e saj për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike në të gjithë rrethin, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të sigurt, në funksion të garantimit të një procesi të qetë zgjedhor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY