Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

83
0
Shares

Për analistin Fatos Lubonja pjesëmarrja e ulët e votuesve dje ishte një mesazh i qartë nga ana e qytetarëve shqiptarë se nuk pajtohen me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ai tha se nuk e priste në këtë nivel pjesëmarrjen në votimet lokale.

Analisti Fatos Lubonja tha se nuk e priste pjesëmarrjen e qytetarëve në votimin e djeshëm në këtë nivel, në kufirin e 21% sipas KQZ-së.
“Dhuna është monopol shtetëror. Edhe vjedhja e votës është bërë monopol shtetëror. Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo që ndoshta nuk e prisja në këtë nivel ishte pjesëmarrja aq e ulët e njerëzve që është një farë kuptimi. Duhet të bëjë të mendojë të dy palët. Ajo pjesëmarrje aq e ulët besoj se ishte një lloj referendumi sepse e keni parasysh që Rama në fjalën e tij thoshte se do t’i japim njëherë e mirë fund kësaj historie.

Ai rezultat nuk i dha këtë mbështetje. Gjithmonë mbetet dyshimi që vjedhja e votës që është bërë nuk është se nuk është përsëritur dhe tani. Një rezultat 21% besoj po të bëjmë një kompromis mund të arrijmë tek 18-19 është shumë pak në raport me mbështetjen që pretendon Rama i cili e ka ndarë Shqipërinë në të mirë e në të keqe. Pra, ne jemi e mira, ata janë nga e keqja. Ai komforti i votës që gjoja është marrë edhe në 2017 dhe 2016 në Dibër, janë për t’u interpretuar. Nuk mund të lihet kështu që ne kemi maxhorancën që na mbështet”, tha Lubonja.
Nga ana tjetër ai i sugjeroi PD të analizojë pjesën tjetër të qytetarëve që nuk votuan.

 

“Ky 80% duhet analizuar nga PD mirë. Padyshim një pjesë janë militantët por është edhe një pjesë që refuzon politikën në dy krahët. Besoj që mbetet një formulë që opozita është e dënuar që në qoftë se do të fitojë zgjedhjen e të marrë pushtetin ose do të luftojë edhe sistemin, të shkojë tek njerëzit duke ndërruar sistemin e grabitjes së votës dhe t’i kthehet shërbimit të njerëzve dhe jo oligarkëve e krimit.

Besoj se i ka dhënë provat 20 vjet Edi Rama që ka hyrë në bashkëpunim me këtë kategori njerëzish dhe jo shqiptarët e ndershëm. Në një vend normal PS në pushtet në qoftë se do donte të vazhdonte ekzistencën e saj si parti politike e të mos vazhdonte rrugën e një bande kriminale, pas përgjimeve duhet të kishte një tronditje të madhe”, deklaroi Lubonja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY