“KQZ nuk është treguar transparente”, Glover tregon detajet: Pati presione në zgjedhje

“KQZ nuk është treguar transparente”, Glover tregon detajet: Pati presione në zgjedhje

85
0
Shares

Në vijim të raportit të saj, Glover, shefja e OSBE në Tiranë, theksoi mosbalancim. Ajo u referua këtu jo vetëm mungesës së opozitës në këto zgjedhje me mungesë të kandidatëve, por dhe me mungesë të komisionërve ku duhet të ruhej balanca mes përzgjedhjes së tyre.

Glover gjithashtu u shpreh se Komisioni Qendror i zgjedhjeve nuk është treguar gjithmonë transparent me vendimet.

KQZ ndryshoi vendin e rreth 200  qendrave të votimeve dhe KZAZ, ndërsa kishte urdhëra nga Bashkia për Lirimin e tyre”,-theksoi ajo.

Ajo gjithashtu foli dhe për presionin e votuesve në këto zgjedhje, duke u shprehur se ndjeheshin jo të lirë në dhënien e votës duke cënuar kështu të drejtën e tyre për të votuar në kushtë të lira.

Glover tërhoqi vemendjen lidhur me politikën, duke treguar  se duhet të punojë jo vetëm për mbështetësit dhe militantët e saj.

Glover tha se raporti final do te dale ne 2 muaj, pasi ende jane duke mbledhur informacione per te percaktua nese i kane permbushur standartet e OSBE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY