“Shenja paaftësie ose manipulimi nga KQZ”, Zguri: Të hetohen rastet

“Shenja paaftësie ose manipulimi nga KQZ”, Zguri: Të hetohen rastet

193
0
Shares

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, nuk mohon se mund të ketë manipulime mes rasteve të denoncuara për shtim të votave.

Teksa ka preaguar lidhur me pasaktësitë e shfaqura sot me të dhënat e KQZ, ai kërkoi hetimin e këtyre rasteve.

“Zgjedhjet e kaluara raportimi është bërë nga qendrat e votimit në sistemin elektronik dhe të dhënat nuk janë transportuar me telefon sic ndodhi këtë vit. Kjo gjë rrit pasigurinë lidhur me saktësinë e shifrave të publikuara përmes transmetimeve telefonike të komisionerëve.

Të dhënat zyrtare janë të dhëna që fiksohen në tablat përmbledhëse të rezultateve në çdo KZAZ. Tablet përmbledhëse duhet të përmbajnë numrin e saktë të pjesëmarrësve në votim sipas listave të zgjedhësve dhe numrin e saktë të fletëvotimeve të përdorura, të fletëve të vlefshme dhe të pavlefshme si dhe numrin e votave për cdo kandidat apo partie politike.

Në rast se tabelat janë kontradiktore me nga 2 tregues , jane shenje ose paaftësie por dhe manipulimi. Se çka ndodhur në këtë proces do të hetohet në vijim”,-u shpreh Zguri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY