“Më shumë vota se pjesëmarrës”, KQZ justifikohet: Janë informacione me telefon…

“Më shumë vota se pjesëmarrës”, KQZ justifikohet: Janë informacione me telefon…

93
0
Shares

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dale ne nje deklaratë për mediat për të “justifikuar” skandalin me manipulimin e votave.

KQZ-ja në një deklaratë për mediat, tha se të dhënat e publikuara deri më tani janë marrë në rrugë operative me telefon dhe nuk janë të sakta.

“Janë informacione të siguruara në rrugë operative, pra me telefon nga qendrat e votimit dhe është theksuar disa herë dje se ato nuk janë rezultatet finale të cilat mund të kenë dhe mospërputhje deri në rezultatin përfundimtar të KQZ-së”, tha Hoxhaj.

Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar por pa pretenduar saktësi absolute”.

Vetëm në këto zgjedhje monopartiake të Edi Ramës ka lindur ky problem, ndërsa u theksua edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, kur numri i votuesve doli 3 orë pas mbylljes së votimeve monopartiake.Në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, numri i votuesve në shkallë vendi ka dalë gjithmonë rreth 30 minuta pas zgjedhjeve dhe asnjëherë 3 orë më vonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY