FOTO/Partia Socialiste shton mijëra vota, ja qytetet ku lanë nam “fituesit”

FOTO/Partia Socialiste shton mijëra vota, ja qytetet ku lanë nam “fituesit”

170
0
Shares

Partia Socialiste mund të thuhet se “mund” dhe matematikën kur vjen puna tek sigurimi dhe manipulimi i votave. Vazhdojnë te shtohen rastet kur komisionerët kanë hedhur me shumë vota duke nxjerre fitues me më shume vota se pjesëmarrës.

Në Bashkinë e Vorës kanë marrë pjesë 6120 votues sipas të dhënave zyrtare të publikuara dje në orën 22:00 nga KQZ-ja. Në përfundim të numërimit të kutive të votimit, Agim Kajmaku biznesmeni  ka marrë 6208 vota, ose thënë ndryshe 88 vota më shumë se votues.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga KQZ-ja në Lushnje kanë marrë pjesë 27243 votues.Por në përfundim të numërimit të kutive të votimit, kandidati i Edi Ramës, Fatos Tushe ka marrë 28,086.I bie që në kutitë e votimit komisionerët e PS-së kanë hedhur 846 vota më shumë se votues.

 

Jorgo Goro i cili garonte i vetëm në Bashkinë e Himarës ka fituar më shumë vota sa njerëz që kanë dalë në votime.Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së në Himarë kanë marrë pjesë 4165 votues.

Por në përfundim të numërimit kanë dalë 4,209 vota të hedhura në kutitë e numërimit.Jorgo Goro ka marrë 44 vota më shumë se votues.

 

Në Bashkinë e Vaut të Dejës kanë votuar 5166 qytetarë, ndërkohë që fituesi i kësaj bashkie është shpallur me 6223, pra 1067 vota më tepër.

Në Bulqizë kanë marrë pjesë në votime gjithsej 7500 votues. Kandidati ka fituar me – 7529 vota (+ 543 vota të kandidatit tjetër).

Situatë e njëjtë dhe në Gramsh. 8,471 vota ka marrë kandidati i Edi Ramës,  e 605 vota ka marrë kandidati i Bindjes.

Në total në këtë bashki kanë votuar 8947 qytetarë, por janë gjetur në kuti 9076 vota të vlefshme.Në këtë bashki ka 129 vota më shumë se votues.

TABELA PERFUNDIMTARE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY