“Qetësohu Jozefinë”, Nard Ndoka: Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoi qytetarët!

“Qetësohu Jozefinë”, Nard Ndoka: Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoi qytetarët!

164
0
Shares

Edhe aleati i Bashës Nard Ndoka i ka kthyer një përgjigje Jozefina Topallit e cila eshte hedhur në sulm ndaj PD-së pas votimeve ku Rilindja u braktis qartë nga populli shqiptar.

Ndoka i kujtn fitoren e Bashës, i cili ka mbështetjen e qytetarëve, ndërsa asaj i kujton pushtetin e humbur.

“Së dyti Jozefinë, a mundesh t’i kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve?!”, e pyet ndër të tjera Ndoka.

Reagimi i plote

Qetësohu Jozefinë, lutu Jozefinë!

Rama humbi pushtetin, Lulzim Basha fitoi qytetarët!

Dje, kur Jozi ishte numri dy i shtetit dhe partisë, sëbashku me disa kolegë luftuam për sistemin me grevë urie në Kuvend, përballë saj, Berishës dhe Ramës.

Jozi sot, përsëri po vajton për pushtetin e humbur, ndërsa ne qëndrojmë përballë Ramës dhe krimit në politikë, përballë regjimit që Jozi vetëm sa tentoi ta kapë prej zhelesh!

Pushteti nuk është punë o Jozefinë, as nuk duhet parë si i tillë, por si përfaqësim i vullnetit të lirë të qytetarëve.  Sot duhet të zhbllokojmë sistemin, që ti Jozi e bllokove me zhelet e Taulantit dje dhe Rama me grupet kriminale sot.

Durim Jozefinë, Lulzim Basha ka dorëzuar të gjithë pushtetin, për të fituar sistemin, për të garantuar votën e lirë, për të vendosur standardet edhe per dekadat që vijnë.

Pushteti nuk është vend pune, nuk është hakmarrje, as privilegj, por mandat i qytetarëve.

Lulzim Basha ka dorëzuar pushtetet me vetëdije në koordinim me aleatët e Opozitës së Bashkuar, por ai ka fituar qytetarët sot dhe nesër kauzën e të gjithëve!

A do mundesh Jozefinë t’u kërkosh falje, së pari, demokristianëve shqiptarë që i luftove aq shumë me pushtetin tënd të dhuruar?!

Së dyti Jozefinë, a mundesh t’i kërkosh falje Lulzim Bashës, që ke disa vite që vetëm e gjuan me shigjeta anash dhe pas krahëve?!

Qetësohu Jozefinë, lutu Jozefinë, për vete, për familjen politike, për kundershtarët, për vendin tend. Një lutje si katolike, e ke detyrim moral për demokristianët shqiptarë!

Vendi sot ishte në rrezik Jozefinë, Rilindja me bandat e veta po tentonte të rikthente sistemin monopartiak, qytetarët shqiptarë e refuzuan Edi Ramën dhe na dhanë shpresë e kurajo të gjithëve.

Së pari Lulzim Bashës i treguan, se kur nuk ke synim të verbër pushtetin, të japim besimin dhe mundësinë për të na qeverisur.

Sot Lulzim Basha nuk humbi pushtet Jozefinë, por fitoi besim e shpresë nga qytetarët shqiptarë.

Lulzim Basha sot meriton vëmendje dhe mbështetje, ka humbur dhe fituar beteja politike, por sot ka fituar qytetari dhe besim.

Është koha, të lëmë mënjanë pakënaqësitë, xhelozitë, shigjetat e gërr-gërret tona pa fund, por të bashkohemi kundër Edi Ramës, si e keqja e ketij vendi.

Lulzim Basha nëse bën gabime nesër, nuk e falim ne, nuk e falin as qytetarët!

Unë nuk po luftoj që Lulzim Basha të vijë në pushtet, por dua një sistem që të kontrollojë edhe Lulzim Bashën nesër si Kryeministër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY