I duheshin me patjetër votimet moniste, PS për herë të parë merr...

I duheshin me patjetër votimet moniste, PS për herë të parë merr Bashkinë e Tropojës

115
0
Shares

Partisë Socialiste i duhej të garonte e vetme, në mënyre qe te rrëmbente fitoren e Bashkisë në Tropojë, për herë të parë qe  nga viti 1992, kur PS fitoi me kandidaturen e inxhinierit Zenel Nezaj.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, kryetari i ri i Bashkisë në këtë qytet, do të jetë Rexhë Byberi, kandidat i Partisë Socialiste.

Përballë Byberi garonte vetëm kandidati i Bindjes Demokratike, Edison Hasanaj, i cili ka fituar vetëm 177 vota, ndërkohë që Rexhë Byberi ka fituar 3538 vota. Le të themi se për Edison Hasanaj, kjo do të ishte vetëm një kandidaturë sa për sy e faqe pasi nuk morëm vesh asgjë për të gjatë kohës së fushatës elektorale.

Kujtojmë se votimet monopartiake të 30 qershorit po shpallin fitues në të gjitha bashkitë PS-në, e cila garonte e vetme në 34 bashki të vendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY