PD: Pjesëmarrja në votime 15%, PS nis mbushjen e kutive

PD: Pjesëmarrja në votime 15%, PS nis mbushjen e kutive

74
0
Shares

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për media, një orë pas mbylljes së procesit zgjedhor në të gjithë vendin.

Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, deklaroi se pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%, duke shtuar se mazhoranca ka nisur mbushjen e kutive të votimit.

“Pjesëmarrja totale në rang vendi është 15%.

Po bëhet mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve.

Paniku i Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit të numrit të votuesve.

As mbushja e kutive që po ndodh tani, as manipulimi nuk e shpëtojnë Ramën.

Shqiptarët e kanë refuzuar”, tha Kaso.

Deklarata e plote e Kasos:

• KQZ e Ramës mashtron: Pjesëmarrja faktike është 15%. Shqiptarët e kanë refuzuar

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHTJE ZGJEDHORE NË PD, IVI KASO

Operacioni i drejtuar nga Edi Rama për falsifikimin e pjesëmarrjes në votimet e tij njëpartiake dhe të paligjshme po vazhdon deri në fund.

KQZ-ja e paligjshme me 4 anëtarë vetëm nga PS, mashtroi shqiptarët dhe partnerët për numrin e vërtetë të atyre që kanë votuar gjatë gjithë ditës dhe deri në fund të farsës.

Nga monitorimi i të gjitha qendrave të votimit, deri në mbylljen e tyre në orën 19:00, ka rezultuar se pjesëmarrja faktike në rang vendi është 15 për qind.

Partia Demokratike paralajmëron kamikazët politikë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, se ata do të mbajnë përgjegjësi për falsifikimin që kanë kryer.
Me gjithë shkeljet e panumërta të denoncuara nga media dhe qytetarët:
që nga votuesit shëtitës që votojnë disa herë,
tek blerja e votave,
tek mbushja e kutive
tek komisionet e votimit me nga 1 anëtarë,
që nga votimi në grup deri tek votimi i hapur,
tek kërcënimet dhe shantazhet e zyrtarëve dhe grupeve kriminale ndaj votuesve,
e deri tek mbushja fiktive e listave të votuesve me emrat e emigrantëve;
Edhe pse në këtë farsë ai vetë kandidon, vetë voton e vetë numëron,

Paniku i Edi Ramës nga braktisja dhe refuzimi popullor e ka shtyrë drejt manipulimit flagrant të numrit të pjesëmarrësve në këtë farsë.

As mbushja e kutive që po ndodh në këto momente, dhe as manipulimi I numrit të votuesve nuk e shpëtojnë Edi Ramën nga ajo që e dinë të gjithë tashmë.

Shqiptarët e kanë refuzuar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY