DETAJE/ Zbardhet eksplozivi në Fushë-Krujë, mbeten në burg tre autorët

DETAJE/ Zbardhet eksplozivi në Fushë-Krujë, mbeten në burg tre autorët

102
0
Shares

Prokuroria e Krujës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre persona, të dyshuar se kanë vendosur një sasi tritoli në ambjentin “rrobaqepësi”, në administrim të shtetases F. Taga, në Fushë-Krujë. Nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambjentin privat të familjes Tegu, si edhe tek disa automjete që gjendeshin pranë.

Shpërthimi i tritolit ka ndodhur rreth orës 17.30 të datës 15.11.2016 dhe dyshimet e para janë ngritur mbi shtetasit Skënder Vathi dhe nipin e tij, Erjon Tema, për shkak të një krushqie të prishur ndërmjet Vathit dhe familjes Taga. Gjithashtu, ka dyshime se edhe miku i të dyshuarve, shtetasi Ergest Duka ka qenë pjesëmarrës në veprimet e tyre. Tre personat dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se:

Me daten 15.11.2016, rreth ores 17:45 Salla opertative e Komisariatit te Policise eshte njoftuar ne linje telefonike se ne lagjen “Puntori” te qytetit Fushe Kruje prane automjetit dhe rrobaqepsise ne pronesi te shtetasit S. Taga, eshte shperthyer nje sasi eksplozivive. Pas marjes se njoftimit Policia menjehere ka vajtur ne vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se mbi siperfaqen e asfaltit prane rrobaqepsise e cila ndodhet ne katin e pare te pallatit 6 katesh eshte shkaktuar nje demtim ne forme rrethore, me permasa 45x45x10 cm. Si pasoje e shperthimit jane demtuar xhamat e rrobaqepsise ne pronesi te shtetasit S. Taga, si dhe 5 (pese) automjete qe kane qene te parkuara prane rrobaqepësise.

Sipas deklarime dhe nga dinamika e ngjarjes, rezulton se, rreth orës 17.30, S. Taga dhe bashkëshortja e tij, F. Taga, kanë qenë në dyqanin “rrobaqepësi”, kur kanë dëgjuar zhurmën e një objekti që ra para dyqanit të tyre. S. Taga ka dalë për të parë se çfarë ishte dhe ka parë një objekt të mbështjellë me lecka, i cili vinte era barut. E ka shtyrë me këmbë rreth dy metra dhe aty është dëgjuar edhe shpërthimi i tritolit.

Kjo provohet edhe nga thëniet e dëshmitarëve të tjerë të rastësishëm, të cilët kanë parë në atë moment fitilin që po digjej dhe janë larguar me vrap, para se lënda të shpërthente.

Në bazë të të dhënave hetimore, rezulton se ndërmjet familjes së Skënder Vathit dhe familjes Taga ka pasur një problem të zgjatur në kohë, për shkak të një krushqie të prishur. Për këtë arsye, dyshimet e para u krijuan se vendosja e tritolit mund të ishte realizuar nga Skënder Vathi. Efektivët e policisë shoqëruan këtë të fundit, i cili gjendej në shtëpi së bashku me nipin e tij, Erjon Tema. Dy të dyshuarit kanë mohuar që të kenë lidhje me vendosjen e tritolit në dyqanin e S.Tega, megjithëse pranojnë se ndërmjet tyre kanë një krushqi të prishur.

Skënder Vathi dhe Erjon Tema deklarojnë se janë takuar pasdite në Fushë-Krujë dhe, rreth orës 16.30, pra një orë para shpërthimit, kanë shkuar në shtëpinë e Vathit, në Vorë.

Ndërkohë, në rrugë operative, efektivët e policisë kanë mësuar se, gjatë asaj dite, në shoqërinë e dy të dyshuarve, ka qenë edhe Ergest Duka. Ky i fundit ka mohuar të ketë qenë nën shoqërinë e Vathit atë ditë, duke pretenduar se ka qenë gjatë gjithë ditës në një kazino të qytetit. Duka e pranon se njihet me Skënder Vathin, pasi kanë qenë në të njëjtin burg, para disa kohësh. Por ai mohon të ketë lidhje me shpërthimin e tritolit në rrobaqepësinë e S. Taga.

Duke analizuar të dhënat e referuara të deritanishme, Prokuroria e Krujës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre të dyshuarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY