Media e madhe franceze: Ne Shqiperi, votime apo maskarade

Media e madhe franceze: Ne Shqiperi, votime apo maskarade

105
0
Shares

Radioja më e madhe franceze RFI ka bere nje analizë të gjëndjes sot kur zhvilllohen zgjedhjet bashkiake në Shqipëri:

Sot po votohet në Shqipëri, por është e pamundur të thuhet nëse bëhet fjalë për  zgjedhje të vërteta bashkiake apo për  maskaradë. Sipas deklaratave të qeverisë socialiste të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe ato të disa anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, në datën 30 qershor zhvillohen zgjedhjet bashkiake.

Por votimet janë anulluar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili aktualisht nuk i përket kampit socialist, as opozitës së djathtë. Sipas Kushtetutës është Presidenti i Republikës ai që shpall datën e zgjedhjeve. Konkretisht Presidenti ka anuluar zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor dhe ka caktuar një datë tjetër, në tetor për zhvillimin e tyre.

Kurse pra, qeveria Rama insisiton se zgjedhjet bashkiake mbahen sot dhe data e tetorit është e pavlefshme, ndërsa për presidentin, votimi sot është i paligjshëm dhe votimi i vërtetë do të duhet të mbahet tetor.

Opozita ka dalë e manifestuar prej disa kohësh kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar ata për korrupsion, se ka blerë votat dhe për lidhjet e tij me krimin e organizuar. Deputetët e opozitës u larguan nga parlamenti në shkurt 2019 dhe e kanë bojkotuar atë që atëherë. Në të njëjtën mënyrë, opozita po bojkoton edhe sot zgjedhjet bashkiake duke mos paraqitur  asnjë kandidat, për rrjedhojë socialistët nuk do të kenë kundërshtarë në gjysmën e komunave dhe prandaj mendohet se do të arrijnë një fitore të madhe.

Aktualisht nuk ekziston një institucion i aftë për të luajtur rolin e arbitrit për zgjidhjen e krizës shqiptare. E vetmja që do të kishte legjitimitetin për ta bërë këtë është Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ka funksionuar që nga viti 2018 për shkak të reformës gjyqësore. Për më tepër, komuniteti ndërkombëtar, shumë i pranishëm në Shqipëri, nuk kishte asnjë mekanizëm për të luajtur rolin e arbitrit.

Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës ka anulluar misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që OSBE/ODHIR po bën e vetme monitorimin e tyre. Kurse Bashkimi Evropian është mjaftuar duke kërkuar qetësinë në vënd dhe në qëndrat e votimit.  Partia Socialiste ka filluar një procedura për shkarkimin e  Presidentit, gjë për të cilin ne nuk dihet sesi do të shkojë. Në këto rrethana, zgjidhja e krizës politike në Shqipëri duket shumë e larget.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY