Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, ka përgënjeshtruar të dhënat e fundit që KQZ nxorri më herët për votimet.
Në një komunikim me mediat, Zguri u shpreh se të dhënat e publikuara më herët nga zëdhënësja e KQZ për pjesëmarrjen në votime, nuk janë zyrtare.
“Ndërkohë, dua të saktësoj, se kjo nuk është shifra zyrtare e konfirmuar nga KQZ-ja. Kjo shifër ka ardhur përmes komunikimeve të specialistëve të KQZ me KZAZ-të. KZAZ-të i kanë marrë këto të dhëna përmes komunikimit telefonik me sekretarët e qendrave të votimit. Duke dikur edhe përbërjen e administratës zgjedhore, unë besoj se këto shifra minimalisht nuk janë të besueshme pa u konfirmuar zyrtarisht nga KQZ. E them edhe njëherë se nuk janë zyrtare, janë paraprake dhe kanë ardhur përmes komunikimit elektronik”, tha Klement Zguri.
Zëdhënësja e KQZ njoftoi se deri në orën 11:00 pjesëmarrja në votime në rang vendin ishte 12 përqind. (kliko ketu)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/