ISIS/Zbulohen emrat e 2 sulmuesve të penduar për stadiumin në Shkodër

ISIS/Zbulohen emrat e 2 sulmuesve të penduar për stadiumin në Shkodër

70
0
Shares

Visar Ibishi dhe Flamur Gashi, janë dy nga 18 të arrestuarit e ditëve të fundit për terrorizëm në Kosovë, të cilët kanë pranuar të bahkëpunojnë me policinë dhe prokurorinë speciale atje, sipas burimeve të besueshme të abcnews.

Ibishi dhe Gashi kanë pranuar të marrin statusin e bashkëpunëtorëve duke treguar me detaje planin e sulmit me eksploziv në Shkodër.

Nuk jepen shumë detaje për të dhënat e deklaruara, pasi burimet thonë, se ndodhen në fazën e verifikimit të thënieve të tyre. Ata thonë se Ibishi ka pranuar se pas komunike të vazhdueshme me Lavdërim Muhaxherin dhe Ridvan Heqimin. Prej tyre të kanë marre urdhërat për sulm terrorist. Ata kanë treguar, thonë burimet edhe veprimet konkrete që kanë kryer si në Kosovë e Shqipëri për të realizuar një sulm me eksploziv gjatë ndjeshjes Shqipëri – Izrael në Shkodër. Por zyrtarisht, policia e shtetit thotë se është në pritje të deklartave të këtyre dy bashkpuëntoreve, që të vijën në rrugë zyrtare për të kryer edhe verifikimet konkrete në Shqipëri. Nga ana tjetër edhe burime nga prokruoria për krime të rënda thonë se nuk kanë një informacion zyrtare për këtë fakt, por po presin materialet nga drejtësia e Kosovës.

Ajo që për hetuesit tashmë është saktësuar, janë lidhjet e disa nga 18 të arrestuarve në Kosovë me 4 të prangosurit në Shqipëri. Kontaktet mes tyre thonë burimet kanë qenë të vazhdueshme për shkak edhe të lidhjeve familjare, pasi Besart Peci i arrestuar në Kosovë është kunati i ish-oficerit të forcave komando Medat Hasani i arrestur në Shqipëri. Burimet thonë se edhe takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë, por pritet të zbardhen detaje të reja në ditët në vazhdim. Për prokurorin shqiptare, 4 të arrestuarit në Shqipëri kanë rolin e mbështetësve dhe shoqëruesve të personave që do të vinin nga Kosova për të kryer akte terroriste në Shqipëri, shkruan abcnews.

Shërbimi Sekret shqiptar u informua nga partnerët rreth një muaj e gjysmë para ndeshjes Shqipëri-Izrael dhe për këtë arsye bashkëpunoi me Prokurorinë në parandalimin e sulmeve të mundshme. Për këtë arsye, në datën 4 nëntor 2016, në Shqipëri dhe në Kosovë njëherësh u arrestuan 22 persona.

Grupi i Kosovës ka pasur lidhje të ngushta me të arrestuarit në Shqipëri. Njëri prej tyre, Medat Hasani, ish-ushtarak, ka pasur lidhje familjare me shtetasin Besart Peci i arrestuar në Kosovë, i cili është kunati i ish-oficerit të forcave komando. Takimet mes tyre janë fotografuar në Shqipëri e Kosovë. Mes të arrestuarve në Shkodër është edhe Bekim Protopapa, mjek, i cili ka dalë edhe në hetimet ndaj shtetasve Genc Balla dhe Bujar Hysa, imamë të vetëshpallur të dënuar tashmë për rekrutimin e shtetasve shqiptarë në luftën e Sirisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY