Arsyeja pse libri i Historisë së “dënuar” në Greqi është e ndaluar...

Arsyeja pse libri i Historisë së “dënuar” në Greqi është e ndaluar edhe Shqipëri

57
0
Shares

Edhe Shqipëria ka ndaluar disa prej librave që u sekuestruan nga policia greke ndërkohë që ndaloi dy shoferët e ministrisë së Jashtme në Janinë.

Por ministria shqiptare e arsimit i ka ndaluar ato për shkak të fitjes së një curricule te re në sistem ndërkohë që policia greke akuzoi se materialet ishin propagandistike.

Në ngarkesën me tekste shkollore që MPJ dërgoi në Greqi për shkollat e fëmijëve të emigrantëve shqiptarë, ndodheshin gjithsej 1512 libra, abetare, gjuhë shqipe, histori dhe gjeografi.

Në mesin e tyre ndodheshin rreth 300 tekste, botime të viteve të shkuara, që nuk janë miratuar nga MAS për të qenë pjesë e programit zyrtar në shkollat shqiptare.

Librat e historisë që janë bllokuar nga policia greke përmbajnë edhe harta të trojeve ku kanë banuar dhe banojnë shqiptarë, material që është konsideruar provokativ dhe është bërë shkak që 2 shoferët të të dënohen me 30 muaj burg me kusht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY