Kompania ‘National Advisor Bureau Limited’ ka në plan të ofrojë një burim të ri të ujërave të ëmbla për rajonin, duke tërhequr ajsbergun nga Antarktida në bregun e emiratit lindor të Fujairahut.
Kompania me qendër në Masdar, më pas ka në plan të minojë ajsbergun për ujë të pijshëm.
“Një ajsberg mesatar përmban më shumë se 20 miliardë litra ujë, që mjafton për të furnizuar 1 milion njerëz gjatë pesë viteve”, thotë Abdullah Mohammad Sulaiman Al Shehi, drejtori menaxhues i kompanisë.
Ai tha se ajsbergu mund të krijojë një mikro-klimë në rajon dhe të sjellë shi në peizazhin e thatë.
Aisbergët zakonisht duan një kohë të gjatë për t’u shkrirë, pasi rreth 80 përqind e masës së tyre të përgjithshme zakonisht mbetet nën ujë, ndërsa akulli i bardhë i ekspozuar më sipër pasqyron rrezet e diellit dhe kështu nxehet duke ulur sasinë e ujit që avullon.
Al Shehi tha se simulimet e kompanisë së tij parashikojnë se do të duhet rreth një vit për të tërhequr një ajsberg në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tha se projekti do të fillojë në fillim të vitit 2018.
Ai gjithashtu tha se ajsbergët që notojnë përgjatë bregut mund të kthehen në një atraksion turistik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/