Keni presione? Mos e pranoni, rruge te mesme nuk ka edhe per...

Keni presione? Mos e pranoni, rruge te mesme nuk ka edhe per bizneset

90
0
Shares

Nga Ylli Manjani

Ju bëjnë presion bisneseve që të votojnë partinë shtet?!

E ç’a pastaj?!

Ça do me thënë kjo?! Që sa gjynah ata të shkretët, ti falim e ti lejmë të votojnë?!

Jo or jo!

Kush do diktaturën shkon e voton e s’i jep askujt llogari. Po ashtu kush do demokracinë nuk ja hedh as qyrret pleh-votimeve të partisë shtet!

Është fare e thjeshtë. Nuk ka asnjë komplikim. O me diktaturën, o me demokracinë.

Rrugë të mesme nuk ka!

Hesapet i bën secili me kokë të vet. Nëse për të bërë bisnes me paret e tua nuk mjafton për të kuptuar nevojën për demokraci, është e kotë që ti mbajmë hallin ne të tjerët.

Varianti që “nuk dua po skam ç’bëj”, nuk bën punë fare. Po aspak!

Ndaj boll me variante e skema. Është momenti të ndahet njëherë e mirë kjo punë, që edhe politika të mos ketë iluzione demokracie me skema e me të shkelme syri!

Edhe njëherë:
Kush voton nesër i shërben vetëm dikaturës dhe pikë…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY