Votimet në Kolonjë, blerje votash dhe rrahje te qendra e votimit

Votimet në Kolonjë, blerje votash dhe rrahje te qendra e votimit

98
0
Shares

Në një qendër votimi u ndërpre votimi gjatë zgjedhjeve në Kolonjë ndërkohë që në Barmash një person është goditur pranë qendrës së votimit.

Keshtu, sipas informacioneve, djali i kryetares se PS-se ne Barmash eshte goditur me sende te forta nga disa persona.

Ai eshte derguar ne spital pasi ka marre plage. Behet fjale per Gledis Zaçen. Sipas burimeve, ai eshte goditur nga persona qe nuk jane nga Kolonja.

Ndërkaq numërimi u ndërpre në fshatin Clirim për shkak se komisionet ë PD gjetën shkelje të rënda të Kodit Zgjedhor gjatë procesit.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Ledina Alolli ka denoncuar blerjen masive të votës sot gjatë votimeve. Sipas saj Clirimi, Starja, Barmashi gjenden nen presionin e makinerise shteterore.

“Duan te zbatojne skenarin e rradhes..,presionin dhe blerjen, per tu marre voten kolonjareve.

Per Ramen, Kolonja duhet marre me cdo kusht e me cdo mjet – nje Diber e dyte!!

Mesa po shihet e kuptohet ne driten e diellit, qeverine dhe mazhorancen e perfaqesuar nga mekembesi Peleshi e kane zene ethet e makthit per nje fitore te grabitur. Kete pushtet vota e lire e fut ne kompleks te thelle dhe ne hall te madh…

Makineria qeveritare e korrupsionit po kap zgjedhjet duke cenuar rende standartet e nje procesi qe duhej te ishte i lire dhe i ndershem. Demokratet dhe strukturat e koalicionit opozitar ne terren po mbledhin cdo prove e denoncim per ti cjerre masken manipulimit te radhes me votat e shqiptareve. Me kete qeveri e kryeminister nuk ka zgjedhje te lira e demokratike”, shkruan Alolli.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY