Deputeti gjerman: Jo dhunë në zgjedhje, dëmton integrimin

Deputeti gjerman: Jo dhunë në zgjedhje, dëmton integrimin

91
0
Shares

Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje që të shmangen aktet e dhunës në Shqipëri, teksa nesër do të zhvillohen zgjedhjet vendore vetëm me mazhorancën. Mes reagimeve të ndërkombëtarëve është edhe ai i deputetit gjerman, Manuel Sarrazi.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, ligjvënësi gjerman shprehet se dënon të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri, ndërsa iu bën thirrje të gjitha palëve politike të mundësojnë dhe sigurojë një protestë paqësore.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”, shkruan Sarrazin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY