Te pakten nje pjese e Bashkise se Shkodres dhe asaj te Vaut te Dejes nuk jane gati per votimet moniste te qeverise. KQZ njofton ne nje delarate per media se vetem 50% e qendrave te votimit ne Shkoder kane marre materialet zgjedhore.
KQZ ka pranuar se ka shkelur ligjin zgjedhor duke ndryshuar edhe diten e fundit vendvotimet.
Me poshte deklarata e KQZ:
Deklarate e KQZ-së për ecurine e procesit zgjedhor
Sot, sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, të 90 KZAZ-të po shpërndajnë materialet zgjedhore drejt 5417 Qendrave tëVotimit ,në të gjithë Shqipërinë.
Procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.
Përjashtim bën KZAZ nr. 6, bashkia Vau i Dejës, ku për shkaqe tashmë të njohura, materialet zgjedhore u ridërguan në orët e para të ditës së sotme, ëka diktoi vonesën në nisjen e procesit të shpërndarjes së bazës materiale për 53 Qendrat e Votimit që ka kjo KZAZ.
Ndërkohë, në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit.
Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjeketeve zgjedhore.
Sikundër sot keni ndjekur mbledhjet e KQZ-së, me vendim është autorizuar ndryshimi disa vendndodhjeve të qendrave të votimit. Ky ndryshim, pavarësisht se jo për shkak tëforcave madhore, ashtu sikundër Kodi Zgjedhor përcakton, ishte i detyrueshëm për të garatuar që ëdo qendër votimi,ditën e nesërme, të jetë e hapur për zgjedhësit shqiptarë.
Të gjithë KZAZ-të që administrojnë procesin zgjedhor nëzonat ku u bënë ndryshime të qendrave të votimit, do tëafishojnë listat e zgjedhësve në vendndodhjet e reja, tëcaktuara me vendim të KQZ-së. Ndaj, KQZ kërkon mirëkuptimin e zgjedhësve të këtyre qendrave të votimit për këtë veprim të detyruar, si edhe kërkon që të informohen dhe të kontrollojnë faqen zyrtare të KQZ-së, për të qenë tëmirëorientuar ditën e nesërme për t’iu drejtuar qendrave të votimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/