Zëvendës Ministri i Brendshëm: Ja qytetet ku kemi shtuar prezencën policore

Zëvendës Ministri i Brendshëm: Ja qytetet ku kemi shtuar prezencën policore

191
0
Shares

Zëvendës Ministri i Brendshëm Besford Lamallari i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka evidentuar qytetet ku situata në këto zgjedhje paraqitet më problematike.

Lamallari përmendi si qytete ku janë dislokuar forca të shumta policore Tiranën, Lezhën, Kukësin dhe Dibrën, por shtoi se forca të policisë për mbarëvajtje të zgjedhjeve do ketë në të gjithë territorin.

“Jemi përgatitur për mbarëvajtje të procesit zgjedhor. Komunikimi është normal dhe puna vazhdon. Ka një plan masash. Kemi klasifikuar qytetet e ndryshme, kud votohet. Ka zona risku si prsh Tirana, sepse ka shumë qendra votimi, ku janë shumë të sigurta.

Nëse ka rrezik të mundshëm, kemi shtuar punonjës policie. Policia është e pranishme jo vetëm në Tiranë, por në çdo qytet ku zhvillohen votimet. Kemi bashkëpunuar me Prokurorinë për veprat penale që kanë të bëjnë me krimet zgjedhore.

Kemi bashkëpunuar me OSBE – ODHR dhe KQZ. Vëmendje kanë pasur edhe Lezha, Kukësi, Dibra. Janë në total mbi 8000 punonjës policie në mbarë vendin për mbarëvajtje të zgjedhjeve.”, tha Lamallari.

Besford Lamallari shtoi se policia do të ndjekë çdo rast dhe do të procedojë e do ndjekë ligji për çdo qytetar që sillet dhunshëm në qendrat e votimit.

“Mendoj që thirrjet që ka bërë Policia e Shtetit për të eliminuar çdo akt të dhunës, tregon shkallën e lartë të profesionalizmit dhe përmban në thelb edhe komunikimin etik.

Ne do të vazhdojmë të procedojmë dhe të ndjekim ligjet për ata persona që janë problematikë në zgjedhje.

Dhe janë ligje që personi që i shkel dënohet me 5 vjet minimumi”, u shpreh Lamallari, numri dy i Ministrisë të Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY