Kryebashkiaku tallet me PS ne qytetin e tij: Edhe pse e vetme...

Kryebashkiaku tallet me PS ne qytetin e tij: Edhe pse e vetme ne gare, prape do te humbe

90
0
Shares

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është shprehur se edhe pse vetëm në garë do marrë rezultat zhgënjyes.

Frrokaj i ftoi gjithë qytetarët lezhjanë në plazh të dielën.

Fran Frrokaj: “Ju garantoj se nuk do i funksionojë Edi Ramës kjo lloj zgjidhje. Lezha për fat është një vend i mrekullueshëm me resurse të jashtëzakonshme. Koha po mban mirë kështu që ju ftoj të gjithëve në plazh dhe të kaloni një ditë të këndshme e ti japin një ‘JO’ të madhe kësaj lloj diktature. Nuk çuditem aspak nëse rezultati do jetë surprizues për të majtët dhe të djathtët. Pra rezultati do jetë sa më i thellë negativisht për PS.”

Kryebashkiaku tha në Shqipëri po cënohet liria e fjalës dhe votës.

Fran Frrokaj: “Demokracinë nga një sistem diktatorial e ndalon liria e fjalës, liria e votës dhe liria e punës. Në Shqipëri dy të parat janë cënuar egërsisht dhe e treta pothuajse është e rrënuar. Fjala po i mohohet gjithkujt, vota e drejta e zgjedhjes po na mohohet të gjithëve dhe prona ka problemet që ka. Unë i bëj thirrje të gjithëve që me datën 30 qershor të zbatojmë me përpikmëri dekretin e presidentit që thotë se më 30 qershor nuk ka votime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY