KQZ hesht për problemet me votimet në Kolonjë

KQZ hesht për problemet me votimet në Kolonjë

66
0
Shares

foto ilustruese

Deri në daljen e fundit për shtyp KQZ nuk ka thënë asnjë fjalë për problemet që hanë sot në gjatë votimit në bashkinë e Kolonjës.

Bëhet fjalë për ndërprerje votimi, presion para qendrave të votimit deri në përplasje fizike, fotografim votash dhe blerje votash.

Ndërkaq KQZ ka lajmëruar pjesëmarrjen në votime në të gjithë bashkinë deri në orën 16:00.

Sipas KQZ pjesëmarrja në votime është 46.7%.

“KQZ ju bën apel të gjithë qytetarëve që ende nuk kanë votuar, të shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe t’u drejtohen qendrave të votimit për të shprehur vullnetin e tyre me votë. Gjithashtu, KQZ ju bën apel komisionerëve që të sillen me përgjegjshmëri në kryerjen e detyrave të tyre, në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftimin për media. ​

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY