Aleatët e Bashës:Rritet presioni ndaj qytetarëve nga ora në orë

Aleatët e Bashës:Rritet presioni ndaj qytetarëve nga ora në orë

97
0
Shares

Për Grupimin e Qendrës së Djahtë 30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një farsë antidemokratike dhe antikushtetuese, por sepse, edhe të vetëm në garën e tyre imagjinare, po përdorin të gjithë arsenalin famëkeq me të cilin Shqipëria dhe bota tashmë është njohur.

Në një deklaratë shpërndarë mediave, partitë e djathta, aleate të kryedemokratit Basha denoncojnë presionin ndaj qytetarëve që sipas tyre rritet nga ora në orë.

“Të gjithë ata që ende nuk kanë kuptuar rrezikshmërinë e organizatës që ka marrë peng jetën demokratike të vendit, le të shohin si kërkojnë të manipulojnë edhe një garë në të cilën nuk kanë kundërshtarë, ku janë të vetmit që kandidojnë dhe të vetmit që numërojnë.”: thuhet në deklaratë.

Deklarata e Plotë:

30 qershori është një datë që do të mbetet e mbuluar nga turpi jo vetëm sepse është një farsë antidemokratike dhe antikushtetuese, por sepse, edhe të vetëm në garën e tyre imagjinare, po përdorin të gjithë arsenalin famëkeq me të cilin Shqipëria dhe bota tashmë është njohur.

Presioni ndaj qytetarëve të pambrojtur, ndaj administratës, ndaj sipërmarrjes private po rriten nga ora në orë në përpjekje për t’i dhënë një legjitimitet fiktiv përpjekjes së mazhorancës për ta çuar vendin në monizëm.

Frika që kanë nga kutitë që do të mbeten bosh, buron nga vetëdija se pluralizmi që shqiptarët fituan me mund tri dekada më parë, nuk mund të rrëmbehet me votime, për këtë arsye kërcënojnë, dhunojnë dhe dezinformojnë.

Të gjithë ata që ende nuk kanë kuptuar rrezikshmërinë e organizatës që ka marrë peng jetën demokratike të vendit, le të shohin si kërkojnë të manipulojnë edhe një garë në të cilën nuk kanë kundërshtarë, ku janë të vetmit që kandidojnë dhe të vetmit që numërojnë.

Të bindur në drejtësinë e kauzës sonë, Grupimi i Qendrës së Djathtë, i bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo presion, çdo masë represive ndaj atyre që nuk u binden votimeve monopartiake, çdo mashtrimi dhe dhunimi që cenon të drejtat kushtetuese të secilit prej jush.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY