Meta mesazh për 30-Qershorin: Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës

Meta mesazh për 30-Qershorin: Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës

69
0
Shares

Mesazhi tjetër i Presidentit Meta është për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në një moment delikat.

Meta u ka bere thirrje qytetarëve që të mos humbasin durimin dhe as te bjenë pre e provokimeve. Të njëjtin apel beri dhe opozita, e cila kërkoi nga qytetarët që të jenë vigjilentë ndaj akteve provokative ditën e nesërme.

“Të dashur qytetarë,Përsëris thirrjen time për të respektuar në mënyrë civile dhe demokratike vendimin e gjithësecilit gjatë ditës së nesërme.

Sërish ju ftoj të gjithëve të silleni me qetësi dhe mençuri!

Është shumë e rëndësishme vetëpërmbajtja e gjithësecilit!

E theksoj edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshmë që ka nesër ruajtja e paqes sociale.

Të gjithë duhet t’i shërbejmë asaj dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Shmangni provokimet që mund t’ju çojnë drejt dhunës, në mënyrë që dallimet politike të mos cënojnë bashkëjetesën qytetare në çdo familje, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet dhe në të gjithë shoqërinë tonë.🇦🇱”,-shkruan në mesazhin e tij Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY