Angela Merkel nuk ka mëdyshje, merr vendim

Angela Merkel nuk ka mëdyshje, merr vendim

61
0
Shares

Angela Merkel ka deklaruar zyrtarisht se do të jetë kandidate për kancelare në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Angela Merkel do të luftojë për një mandat të katërt.

Kjo do të thotë se Merkel do të garojë për t’u rizgjedhur president e CDU-së në dhjetor.

“Gjithnjë kam thënë se do ta bëjë publike në një moment të përshtatshëm. Sot ka ardhur ky moment. Jam munduar për orë e orë të tëra, por kam vendosur që të rikthehem. Vendi dhe CDU më kanë dhënë shumë. Dua t’ua kthej, në këtë fushatë që nuk është e thjeshtë”, u shpreh Merkel gjatë presidiumit të CDU-së.

Angela Merkel ka mbajtur detyrën e Kancelares për 11 vite. Vetëm Konrad Adenauer dhe Helumt Kohl kanë qëndruar në pushtet më gjatë.

Merkel shihet gjerësisht si liderja konservative që stabilizon Evropën. Edhe pse popullariteti i saj te gjermanët ka pësuar rënie, 55% e gjermanëve thonë se duan ta shohin atë si kancelare edhe për një mandate të katërt.

Pasiguria e Evropës pasi zgjedhjes së Trump në krye të SHBA ka shtuar nevojën për figura të besueshme dhe të testuara në Europë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY