Basha: Asgjë nuk lëshojmë nga garancitë minimale

Basha: Asgjë nuk lëshojmë nga garancitë minimale

102
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se beteja është për zgjedhje të lira e të ndershme. Asgjë nuk kërkojmë për veten tonë dhe asgjë nuk jemi gati të lëshojmë nga garancitë minimale për zgjedhje të lira e të ndershme.

Basha deklaroi me të njëtin ton të ditëve të parë qëndrimin e opozitës në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet e pritshme të 18 qershorit.

Deputetët e opozitës janë mbledhur sot tek cadra e opozitës ndërkohë që në Kuvend po mbahet seanca e fundit e Parlamentit. Opozita prej disa muajsh ka bojkotuar Parlamentin me kërkesën e një qeverie teknike që do të zhvillojë zgjedhjet në vend.

Protestuesit në cadër kanë pritur sot një nga politikanët më të njohur në Hungari dhe bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit të këtij vendit, Viktor Orban.

Po ashtu te cadra e protestes ishte edhe ambasadori hungarez ne Tirane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY