Shkodra iu vë drynin shkollave si qendra votimi, i thotë jo zgjedhjeve...

Shkodra iu vë drynin shkollave si qendra votimi, i thotë jo zgjedhjeve moniste

103
0
Shares

Një ditë para votimeve të mazhorancës, qindra qytetarë janë shprehur kundër, ndërsa shumë prej tyre kanë nisur protestat pranë KZAZ-ve në zonat  e tyre, përmendim këtu Dibrën, Laçin dhe së fundmi një protestë që ka nisur në Tiranë, në KZAZ-në e Kombinatit.

Aksioni ka nisur së pari nga rrethet e vendit, ku më aktivja ka qënë Shkodra, e cila së fundmi ka kryer dhe veprimin e radhës. Me dhjetëra shkolla që do të shërbenin si qendra votimi moniste ditën e nesërme, janë kyçur gjatë natës nga Bashkia Shkodër, për të mos lejuar aty zhvillimin e zgjedhjeve njëpartiake.

Sipas mediave lokale, janë mbyllur me zinxhirë pothuajse të gjitha institucionet arsimore në varësi të bashkisë së Shkodrës, që janë caktuar si qendra votimi

Në Velipojë raportohet se dy shkollat kryesore janë të bllokuara. Edhe në Grudë shkolla është e bllokuar. Ndërsa rezultojnë të lira vetëm shkollat Shirokë-Zogaj dhe ish 10 korriku.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY