Humbin jetën tragjikisht dy të rinj në autostradën “Ibrahim Rugova”, ranë në...

Humbin jetën tragjikisht dy të rinj në autostradën “Ibrahim Rugova”, ranë në një humnerë

196
0
Shares

Një ngjarje e frikshme u mori jetën dy të rinjve, njëri 26-vjeç e tjetri 20-vjeç, të cilët humbën jetën pasi ranë në humnerë. Dy të rinjtë që humbën jetën janë identifikuar si Arianit Bytyqi 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20 vjecar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në segmentin Suharekë-Duhël në afërsi të fshatit Sllapuzhan, ku dy të rinjtë duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë më saktësisht duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës ranë në humnerë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konstatuar se të rinjët vdiqën pasi dolën nga autobusi i ndalur jashtëligjshëm në autostradë. Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj, deklaroi për KosovaPress se pas shikimit të vendit të ngjarjes dhe deklaratave të marra nga shoferët dhe dëshmitareve është konstatuar se dy viktimat punonin si kondukterë të një kompanie kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas tij, ndalimi i tyre në autostradë është bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat.Me urdhër të prokurorit tre shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY