“Nuk kanë fytyrë të na flasin për ligj”, Manjani: Do ta gjejmë...

“Nuk kanë fytyrë të na flasin për ligj”, Manjani: Do ta gjejmë rrugën pa Soreccën, Leylan dhe Borchardt

93
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani nuk e ka fshehur aspak pakenaqësinë e tij ndaj ndërkombëtarëve në Shqipëri.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manjani shkruan me rezerva për rolin e tyre në vend. Ish-ministri shkruan se nuk  nuk mund të japin më mend për ligj e ligjshmëri pasi e kanë mbështetur autokracinë ekstreme.

Tani e tutje sa herë të dëgjoj nga Delegacioni i BE, Prezenca e OSBE, Ambasada e USA e ndonjë mision tjetër të huajsh që të flasin për Rule of Laë (sundim të ligjit) në Shqipëri, vetëm do qesh!

Sepse në fakt janë bërë qesharakë sa më ska!

Kanë mbështetur sundimin e autokracisë ekstreme në këtë vend. Ndaj s’mund të na japin më mend për sundim të ligjit!

E kanë humbur fytyrën të na flasin për ligj e ligjshmëri.

Ne do ta gjejmë një rrugë për t’u vendosur normalitetin Kushtetues në vend, por qartësisht këtë nuk do ta bëjmë as me Soreccën, as me Leylan, aq më pak me Boschard e shokët e tjerë si këto.

Turp! Turp! Turp!,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY