Po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, aksidentohen rëndë dy të rinjtë

Po ktheheshin nga mbrëmja e maturës, aksidentohen rëndë dy të rinjtë

139
0
Shares

Mbrëmja e maturës mund të kishte  përfunduar në tragjedi për dy të rinjtë në Bulqizë. Dy të rinjtë i kanë shpëtuar aksidentit të rëndë dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Mësohet se ata kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur gjatë natës në Bulqizë. Sipas informacioneve aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë natës, teksa dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me makinën e tyre pasi po ktheheshin nga mbrëmja e maturës.

Ende nuk dihen identitetet e të rinjve dhe shkaqet e këtij aksidenti që mund të kishte përfunduar në tragjedi.Deri tani mësohet se gjendja e një prej të plagosurve është e rënduar dhe ai është nisur me helikopter drejt Tiranës, ku po merr ndihmën mjeksore.

Policia ka shkuar në vnedin e ngjarjes dhe po punon për zbardhje e plotë të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY