Gjermania njësoj si Palmeri: Hetime për vjedhjen kriminale të votës në Durrës...

Gjermania njësoj si Palmeri: Hetime për vjedhjen kriminale të votës në Durrës dhe Dibër

76
0
Shares

Edhe ambasada gjermane kërkoi zbardhjen e akteve kriminale në zgjedhjet e shkuara në Durrës e Dibër, vetëm pak orë pasi të njëjtën gjë ta bënte edhe zyrtari I lartë I Departamentit të Shtetit, Palmer.

Në një deklaratë në faqen e ambasadës në ‘Facebook’, theksohet se organet ligjzbatuese duhet të zbardhin sa më shpejt krimin elektoral në zgjedhjet e shkuara.

Ndërsa bëhet gjithashtu thirrje për dialog mes palëve për zgjidhjen e krizës.

Ndryshe nga ambasadat e BE dhe OSBE që bëjnë thirrje për zgjedhje të qeta, ambasada gjermane shkon më tej në kërkesën e saj.

Deklarata e ambasadës gjermane

Duke patur parasysh zgjedhjet vendore të ditës së diel, datë 30 qershor, u bëj thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në mënyrë aktive që të pengojnë çdo formë dhune. Është me rëndësi vendimtare, që zgjedhjet të zhvillohen të lira.

Në këtë kontekst ky është një obligim i veçantë i partive opozitare. Gjermania ka sjellë në Shqipëri vëzhgues, që do të vëzhgojnë proceset në kuadër të misionit të pavarur të OSBE-/ODIHR-it.

Të gjitha palët duhet të tregojnë tani gatishmëri për dialog dhe të marrin përgjegjësitë e tyre për vendin duke patur parasysh edhe situatën pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Akuzat, që u referohen akteve eventualisht kriminale në kuadrin e zgjedhjeve të shkuara, duhet të sqarohen në mënyrë të menjëhershme nga agjensitë e zbatimit të ligjit sipas legjislaciont në fuqi.

Për sqarimin e çështjeve të së drejtës kushtetuese të mbetura pezull deri më tani rëndësi vendimtare ka rivendosja e shpejtë në funksionalitet e Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY